Gjyqtarja akordon penallti inekzistente, futbollisti këmbëngul që ta anuloj vendimin: Lojtari i Galatasarayt e huq qëllimisht penalltinë

Një rast i rrallë ka ndodhur në futbollin turk, përkatësisht në grupmoshat e reja.
Një futbollist 13-vjeçar i skuadrës së Galatasarayt ka bërë për vete futbolldashësit me veprimin e tij gjatë ekzekutimit të penaltisë.
Në fakt, Beknaz Almazbekov është rrëzuar brenda zonës së rreptësisë dhe gjyqtarja kryesore ka gjykuar penalti.
Por, djaloshi ka këmbëngulur se nuk ishte penalti duke i kërkuar të anulonte vendimin, të cilën gjë nuk pranoi ta bënte gjyqtarja në takimin me Istanbulsporin.
Kapiteni e merr vetë situatën në dorë, ku edhe pse është 13 vjeç, djaloshi e ka ndjenjën e lojës së ndershme dhe e dërgon topin jashtë golit, duke marrë duartrokitjet e lojtarëve kundërshtarë.
Ndryshe, këtë gjest të lojtarit e ka përshëndetur edhe Gary Lineker, i cili e ka shpërndarë videon e djaloshit të "Cim Bom Bom". /Telegrafi/













































