Në seancën gjyqësore të së enjtes, 21.11.2024, të gjykimit të vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së biznesmenit nga Prishtina, Bedri Rexhepit, janë administruar prova materiale të propozuara nga Prokuroria Speciale.
Vëllezërit Vllasaliu nga Prokuroria po akuzohen për vrasjen dhe dëmtimin e kufomës së Bedri Rexhepit.
Si provë e parë u paraqit CD nga përgjimet ligjore dhe transkriptet e tyre sipas urdhëresës PPrKR.nr.252/21 të datës 28.09.2022, dhe urdhëresës 252/21 të datës 03.10.2022.
Prokurori I cili po e përfaqëson këtë aktakuzë, Armend Hamiti, bëri elaborimin e këtyre provave gjatë seancës së sotme.
“Këto masa të veçanta hetimore – përgjime janë realizuar afër vendit apo lokacionit ku është gjetur trupi i pajetë i tani të ndjerit Bedri Rexhepit në Novobërdë, ku për shkak se nuk e kemi ditur vendndodhjen e në atë kohë pretendimet ishin se kjo ka ndodhur pasi që Jetoni e pranon që e ka kryer vrasjen në Prokurori dhe ka ofruar ndihmë që të na tregojë vendin. Po ashtu në atë kohë masën e paraburgimit ka qenë edhe i akuzuari tjetër Nexhat Vllasaliu i cili edhe në fillim kur është marrë si dëshmitar por edhe më vonë si i pandehur ka pretenduar se lidhje nuk ka me këtë rast dhe se do të ndikojë te vëllai i tij, i akuzuari Jeton, dhe me na dërgu te vendi ku është i varrosur Bedri Rexhepi, andaj edhe Prokuroria i ka mundësuar takimin dy të akuzuarve atje ku ishim afër vendit te ngjarjes për shkak se s’ka qenë hera e parë që kemi dalë në vend ngjarje por Jetoni nuk e dinte vendin ku është i varrosur Bedri Rexhepi” – tha prokurori Armend Hamiti gjatë elaborimit të kësaj prove.
“Dhe për këtë gjatë kësaj bisede edhe nëse ka pasur ndonjë dilemë se mos një të pafajshëm jemi duke mbajtur në masë të paraburgimit në këtë rast Nexhat Vllasaliun kjo bisedë e cila do të dëgjohet i heq të gjitha këto dilema dhe e vërteton” – shtoi tutje prokurori Hamiti.
Këto prova të elaboruara nga ana e prokurorit i kundërshtoi mbrojtësi i të akuzuarit Jeton Vllasaliu, avokati Ndrecë Dodaj, dhe mbrojtësi i të akuzuarit Nexhat Vllasaliu, avokati Shemsedin Piraj.
“Një ditë apo dy para se me shku te vendi i ngjarjes, shkuam, prokurori aty ish kanë, edhe Jetoni, edhe më luti prokurori: “A mundesh – më tha, me ndiku te Jetoni?” I thash: “Kam me u mundu në të gjitha mënyrat, se unë jam n’zor, e kam edhe gruan n’burg, vetë n’burg, fëmijën i kam vet” – tha i akuzuari Nexhat Vllasaliu lidhur me provën e parë të paraqitur nga Prokuroria.
“I thash: “Jeton të kesh kujdes, mos e merr në qafë dikë, ‘veç të ja gjuaj dikujt’ se është gjynah. Nëse e ke bo – prano mos e merr në qafë najkon se këqyr çka m’bane mua. Unë në burg , gruaja në burg, tu kisha lutë nëse e din gjeje, se ja kam dhënë fjalën familjes të të ndjerit se si të di unë diçka keni me ditë edhe ju” – shtoi tutje i akuzuari Vllasaliu.
Si provë të dytë u paraqit raporti i autopsisë MA22-304 nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ekspertët mjekoligjorë Dr. Flamur Dylhasi, Dr. Ditor Haliti, Dr. Valon Hyseni dhe Dr. Luisa Marinho, i datës 11.10.2022, dhe raporti nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë i datës 25.10.2021, raporti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, i datës 10.06.2021.
Shqyrtimi gjyqësorë i radhës lidhur me këtë çështje penale pritet të mbahet gjatë muajit dhjetor 2024.
Ky rast po trajtohet në Departamentin e Krimeve të Rënda në përbërje të trupit gjykues Medie Bytyqi (kryetar i trupit gjykues) dhe dy anëtarët Gent Beka dhe Adnan Kamberi.
Ndërsa aktakuza po përfaqësohet nga prokurori Armend Hamiti.
Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu më 08.04.2021 Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.
Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.
Sipas dosjes së Prokurorisë, pastaj veturën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë – Janjevë, pastaj i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.
Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale.
Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite