Dëshmitari I.Ç, ka deklaruar se në Komunën e Mitrovicës së Veriut ka grupe kriminale, por për shkaqe të sigurisë së tij personale nuk mund t’i thotë emrat e tyre.
Ai këtë e ka thënë në gjykimin ndaj Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq në janar të 2018-ës.
Në seancën e së enjtes në Departamentin Special, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është dëgjuar dëshmitari I.Ç, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Special, Burim Qerkini, ka deklaruar se në Veri të vendit ekzistojnë grupe kriminale, por për shkaqe të sigurisë së tij ai ka vendosur të mos i thotë emrat e tyre.
Në seancën e 30 gushtit 2021, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj kishte marrë vendim që deklaratat e dëshmitarëve të mos publikohen, në mënyrë që të mos dëmtohet procesi i gjykimit.
E një kërkesë e tillë ishte përsëritur nga gjykatësi Kurtaj edhe në seancat e kaluara, i cili kishte paralajmëruar edhe largimin e mediave nëse vazhdohet të publikohen të dhënat e dëshmitarëve dhe deklaratat e tyre.
Ndryshe, para fillimit të seancës një person, i cili u deklarua si gazetar, ka bërë disa fotografi, ku prokurori Qerkini i kërkoi policisë në sallë të t’i merrnin telefonin këtij personi dhe të t’ia jepnin trupit gjykues posa të hyjë në sallë.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kurtaj ka kërkuar nga ky gazetar serb, që t’i fshijë të gjitha fotografitë të cilat ju ka bërë të akuzuarve dhe avokatëve, pasi sipas gjykatësit nuk ka drejtë të bëhen fotografi dhe video-incizime të akuzuarve pa lejen e trupit gjykues.
Po ashtu, ai ka thënë se deklarata e dëshmitares që ishte dëgjuar seancën e kaluar, nga disa media është publikuar në tërësi dhe se kjo sipas gjykatësit Kurtaj po e dëmton procesin gjyqësor.
Gjykatësi Kurtaj ka thënë se emrat e mediave që i kanë publikuar këto deklarata i ka shënuar dhe se për këtë do t’i drejtohet rregullatorit të mediave, pasi sipas tij, edhe përkundër vërejtjeve që deklaratat e dëshmitarëve të mos publikohen në tërësi ato po vazhdojnë të publikohen.
Seancat e radhës për këtë rast janë caktuar më 18, 19 dhe 20 janar 2022, ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri