Në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur seanca përgatitore për padinë për shpifje të cilën e ka ushtruar Milaim Zeka ndaj nipit të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, i cili ka mbajtur funksionin e këshilltarit në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë.
Padia erdhi pas publikimit të një shkrimi në rrjetin social “Facebook” nga ana e të paditurit me titull “E luan rolin e Dinosaurit, por e bën e jetën e zvarranikut”.
Sipas dosjes, Arian Krasniqi kishte thënë se Milaim Zeka sa kishte qenë këshilltar në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë kishte shfrytëzuar autoritetin e vet dhe kundërligjshëm kishte lëshuar me qira shtëpinë duke pretenduar se ishte e tija e që në fakt, sipas të paditurit, kishte qenë në emër të një serbi.
Arian Krasniqi gjithashtu e kishte ndërlidhur atë që ai në statusin e tij në “Facebook” e kishte quajtur tendencë për t’i dhënë kahje negative subjektit me siç e ka cilësuar veprimtarinë dhe brumosjen shantazhuese, spiune të Milaim Zekës.
Krasniqi nuk kishte ngurruar që në statusin e postuar ta quaj Zekën “hipokrit”, “dinosaur” e “zvarranik”.
Përfaqësuesi i Milaim Zekës, avokati Faton Qirezi ka thënë në seancën e sotme se nuk do të propozojnë prova të tjera.
“Meqenëse i padituri nuk e ka kontestuar se është autor i deklaratave shpifëse dhe fyese konsiderojmë se këto fakte nuk janë kontestuese ndërmjet palëve andaj nuk kemi prova të tjera për të propozuar”, ka thënë avokati Faton Qirezi.
Ai e ka shpjeguar edhe arsyen se përse kanë kërkuar kompensim financiar në vlerë 1,000 euro.
“Pavarësisht faktit se deklaratat i kanë shkaktuar vuajtje shpirtërore jo vetëm paditësit po edhe familjes së tij dhe dëmit të madh, kërkesën për kompensim financiar e parashtrojmë sot në vlerë prej 1,000 eurove, kjo nga shkaku se qëllimi i padisë nuk është dëmtimi i të paditurit por preventim në mënyrë që ai të mos veprojë sikur në rastin e postimit të tij në Facebook”, ka shpjeguar avokati Faton Qirezi.
Milaim Zeka ka thënë se nuk duhet të anashkalohet fakti se postimi nuk është bërë nga një person i thjeshtë por nga një person që ka qenë këshilltar i ministrit, zyrtar i lartë.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk do të reagonte po të ishte fjala për shpifje por sipas tij i padituri u lëshua në akuza.
“Unë nuk do të reagoja në asnjë mënyrë nëse personi do të shkruante “Milaimi është budallë”. I njëjti është lëshuar në akuza, më ka quajtur uzurpator të shtëpisë. Unë shtëpinë e kam blerë me kontratë nga një shqiptare. Shtëpia ka qenë paraprakisht e një paramilitari serb i cili në vitin 1999 ka prerë në fyt me thikë katër fëmijë për çka i njëjti është dënuar me 8 vite burgim nga gjykata e UNMIK-ut”, ka thënë në cilësinë e palës së paditur Milaim Zeka.
Marrë parasysh afërsinë familjare të të paditurit me Jakup Krasniqin, Milaim Zeka ka përmendur se këtë të fundit pos që e ka pasur profesor, ka qenë pjesë e organizatave të ilegalitetit me të, dhe po ashtu ka thënë se kishin rënë në burg së bashku në vitin 1981.
“Kjo i bie që unë mixhën e zotëriut e njoh para tij, dhe ju garantoj që e respektoj dhe e kam respektu gjithë veprën e tij. Unë nuk kam pritë që një familjar të lëshohet në akuza aq të rënda. Po kaq shokuese është që i padituri në vend që të pendohet për atë që ka thënë, ka shkruajtur e ka shpifur, në përgjigjen e tij në padi e arsyeton prapë gjithë atë duke e përsëritur”, ka thënë Milaim Zeka.
“Ky për mua është një gjyq moral”, e ka mbyllur ai.
Arian Krasniqi e ka quajtur kundërpërgjigje statusin e tij në “Facebook”, nga një debat i nisur nga vetë Milaim Zeka.
“Postimi është si kundërpërgjigje në reagim nga një debat i nisur nga vetë pala paditëse pasi që Milaim Zeka ka provokuar një ditë [para postimit] në profilin e tij ku pa asnjë argument dhe asnjë provë apo fakt e shpall Jakup Krasniqin shef të zyrës së punësimit brenda Nismës Socialdemokratike apo siç paditësi e ka quajtur shef të byrosë politike duke përdorur shprehje për sisteme autoritare komuniste që për qëllim kishte denigrimin e prestigjit të Nismës si parti e në veçanti të kryetarit të këshillit kombëtar Jakup Krasniqi, për të cilin vetë kishte deklaruar se ‘ma ka lëshuar vendin që të bëhem deputet’”, ka thënë i padituri Arian Krasniqi.
Ai e ka quajtur procesin gjyqësor në fjalë humbje kohe.
“Konsideroj se ky proces gjyqësor ndaj meje është vetëm humbje kohe për mua dhe paditësin sepse do të vërtetohet se pretendimet e paditësit janë të pambështetura. I propozoj gjykatës ta hedhë poshtë padinë”, është shprehur më tutje i padituri Arian Krasniqi.
Ai po ashtu ka propozuar edhe një provë të re.
“I propozoj gjykatës që ta marrë si provë materiale kontratën/ marrëveshjen në arkivën e MTI-së, në të cilën pretendoj se do të vërtetohet ushtrimi i ndikimit nga pozita”, ka thënë Arian Krasniqi.
I autorizuari i paditësit, avokati Faton Qirezi, e kundërshtoi propozimin për këtë kontratë me arsyetimin se kjo provë është irelevante për objektin e këtij kontesti.
Gjykata e ka refuzuar kërkesën e të paditurit për pranimin e provës materiale respektive.
Seanca e radhës do të mbahet më 15 janar të vitit të ardhshëm.
Milaim Zeka ka kërkuar përmes padisë që Gjykata të vërtetojë se deklarata e të paditurit përbën shpifje kundër paditësit; të detyrohet që Arian Krasniqi që të kërkojë publikisht falje dhe në të njëjtën mënyrë të mos përsërisë shpifje kundër paditësit; e gjithashtu edhe të paguajë shumën e kompensimit prej 1,000 euro së bashku me shpenzimet e procedurës.
Arian Krasniqi në përgjigjen e tij e ka arsyetuar shkrimin me lirinë e shprehjes, ai ka kërkuar të hidhet poshtë padia./Kalllxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Guardia di Finanza dhuron dy anije për Rojën Bregdetare të Shqipërisë, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardia-380x233.jpg)
Guardia di Finanza dhuron dy anije për Rojën Bregdetare të Shqipërisë, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve
![Arrestimi i Veliajt, caktohet data për seancën e vlerësimit të masës së sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1739193162xerion-veliaj-838-e1739204670155-380x233.jpg)
Arrestimi i Veliajt, caktohet data për seancën e vlerësimit të masës së sigurisë
![Janevska: Është krijuar aplikacion nëpërmjet të cilit prindërit do të ndjekin progresin arsimor të fëmijëve të tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/vesna-janevska-1-380x233.png)
Janevska: Është krijuar aplikacion nëpërmjet të cilit prindërit do të ndjekin progresin arsimor të fëmijëve të tyre
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht