Në gjykimin ndaj Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Faton Vrajollit, Kadri Brahimit dhe Fehmi Bytyçit, të akuzuar për rastin e 400 kilogramëve kokainë që ishin gjetur në oborrin e kompanisë “MC Food” në hyrje të Lipjanit në vitin 2021 në seancën e 24.10.2024 ka përfunduar dëshminë dëshmitarja Mimoza Haxha, e cila kishte filluar dëshminë në seancën e datës 27.03.2024.
Dëshmitarja Mimoza Haxha në kompaninë “MC Food” kishte mbajtur pozitën e asistentes në Departamentin për Import.
Kujtojmë se në seancën e mbajtur më 23.09.2024 ka filluar gjykimi rishtazi për shkak se është ndërruar trupi gjykues.
Arsyeja pse është ndërruar trupi gjykues është pensionimi i kryetarit të trupit gjykues, Musa Konxheli. Ndërsa anëtarja e mëhershme, Valbona Musliu Selimaj, është avancuar në Gjykatën e Apelit.
Dëshmitarja Mimoza Haxha gjatë seancës së sotme u përgjigj në pyetjet e avokatëve të të akuzuarve pasi që prokurori Valdet Gashi tha se qëndron pranë pyetjeve të cilat i ka bërë më herët dhe ndonjë pyetje tjetër shtesë nuk kishte.
Prokurori kërkoi nga dëshmitarja që të deklarohej në rast se i mbështeste deklaratat e mëhershme që i kishte dhënë kur ishte përgjigjur para trupit gjykues.
“Unë i mbështes të gjitha përgjigjet e mia që i kam dhënë në atë seancë dhe sa i përket pyetjeve të parashtruara atëherë nga prokurori nuk kam diçka tjetër të shtoj”, tha dëshmitarja Mimoza Haxha.
Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Izet Sheqiri, avokati Florent Latifaj, e pyeti në lidhje me procedurën e porositjes së mallit, transportit dhe arritjes së mallit se a ka qenë gjithnjë e njëjtë.
“Procedurat kanë qenë gjithmonë të njëjta”, tha dëshmitarja Mimoza Haxha.
Edhe sa i përket porosisë së fundit dëshmitarja tha se procedurat kanë qenë gjithnjë të njëjta.
Dëshmitares i bëri pyetje edhe i akuzuari Izet Sheqiri. Ai e pyeti se a ka pasur ndonjë ndërhyrje nga ana e tij. “Jo, asnjëherë”, u përgjigj dëshmitarja Haxha.
Ndërsa avokati Leotrim Syla, i cili është mbrojtësi i Faton Vrajollit, e pyeti dëshmitaren se në momentin që bëhet porosia a lajmërohen nga drejtori i importit.
“Në momentin që bëhet porosia informohem nga drejtori i importit departamentit, Faton Vrajolli”, tha Haxha.
”Konfirmimet që keni pranuar zakonisht bëhen për periudha dymujore apo më shumë?”, ishte pyetja e radhës nga avokati Leotrim Syla.
“Sa më kujtohet porosit çdoherë janë bërë 2 deri në 3 muaj por jo më gjatë”, ishte përgjigja e dëshmitares Haxha.
Avokati Xhafer Maliqi, i cili është mbrojtësi i të pandehurit Kadri Sheqiri, e pyeti se a ka pasur takime lidhur me punën me Faton Vrajollin referuar periudhës janar-maj 2021.
“Periudha e cekur saktësisht nuk më kujtohet por që patjetër kemi pasur takime me Fatonin”, tha Haxha.
Avokati Driton Musliu, i cili është mbrojtësi i të akuzuarit Kadri Brahimi, nuk kishte ndonjë pyetje për dëshmitaren ndërsa avokati Ramë Dreshaj, i cili mbron të akuzuarin Fehmi Bytyçi, e pyeti dëshmitaren në lidhje me transportin e kontejnerit që tashmë e kanë objekt shqyrtimi.
“Pasi që ka kaluar periudhë shumë e gjatë nuk kisha pasur dëshirë të specifikoj diçka që unë nuk jam e sigurt por të gjitha pyetjet që m’u kanë bërë më herët, përgjigjet e mia qëndrojnë”, ishte përgjigjja e kësaj dëshmitare.
“Sepse më janë bërë pyetjet e njëjta”, shtoi tutje Haxha.
Shqyrtimi gjyqësor i radhës lidhur me këtë çështje pritet të mbahet gjatë muajit nëntor.
Ky rast po trajtohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ngadhnjim Arrni, Valon Kurtaj dhe Rrahman Beqiri.
Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale të cilat po u vihen në barrë nga Prokuroria, ndërsa i akuzuari Izet Sheqiri kishte thënë se ndihet fajtor vetëm për veprën penale – armëmbajtje pa leje.
“Sepse më janë bërë pyetjet e njëjta”, shtoi tutje Haxha.
Shqyrtimi gjyqësor i radhës lidhur me këtë çështje pritet të mbahet gjatë muajit nëntor.
Ky rast po trajtohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ngadhnjim Arrni, Valon Kurtaj dhe Rrahman Beqiri.
Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale të cilat po u vihen në barrë nga Prokuroria, ndërsa i akuzuari Izet Sheqiri kishte thënë se ndihet fajtor vetëm për veprën penale – armëmbajtje pa leje. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

Gjenden tre mijë litra naftë të braktisura në ishullin e Sazanit, dyshohet se do të shfrytëzohej nga trafikantët e drogës

BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia

Formimi i institucioneve të reja, dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot

Shpërthimi në Zyrën Postare në Zveçan, Posta e Kosovës: Nuk zmbrapsemi nga ofrimi i shërbimeve, autoritetet kompetente të hetojnë rastin

Kurti: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës në Zveçan, qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq është mesazh i rrezikshëm

Ekstradohen nga Kosova për në ShBA dy persona - dyshohen se dëmtuan qytetarët amerikanë

Iftari me Albin Kurtin në Prishtinë, Taravari tregon çfarë biseduan udhëheqësit e VLEN-it

Ramadani: Shpërthimet në Zveçan dhe ikja e Dodik në Rusi, indikacione për rritje të tensioneve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani