LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi kundër Shalës, dëshmia e dëshmitarit të shtatë pritet të përfundojë sot

Gjykimi kundër Shalës, dëshmia e dëshmitarit të shtatë pritet të përfundojë sot

Dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin kundër Pjetër Shalës, i ka ardhur fundi. Intervistimi i tij pritet të përfundojë sot ndërsa dëshmia e tij, e cila ka zgjatur pesë ditë, është dhënë kryesisht në seanca të mbyllura për publikun.

Pas përfundimit të pyetjeve nga Prokuroria dhe mbrojtja e Shalës, dëshmitari është përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia ka parashtruar pyetje për dëshmitarin në seancë private, por gjykatësi Zhiliber Biti ka folur në seancë publike.


Megjithatë, përgjigjet e dëshmitarit të mbrojtur në të shumtën e rasteve janë redaktuar.

Gjykatësi Biti u interesua për situatën e përgjithshme në fabrikën e metalit në Kukës, derisa ka përmendur edhe një vizatim për të cilin dëshmitari është marrë në pyetje, sidomos në ditën e parë të dëshmisë së tij.

Biti e ka pyetur dëshmitarin e shtatë për deklaratën e tij në të cilën kishte thënë se kishte dëgjuar të bërtitura nga të burgosurit.

Dëshmitari i cili mban kodin 1, ka thënë se nuk e di nëse njerëzit janë keqtrajtuar apo jo apo janë bërë vetëm sa për t’i frikësuar ata që sipas tij mbaheshin të ndaluar.

Gjykatësi Biti: Më thatë se i keni dëgjuar këta të burgosurit e tjerë duke bërtitur… mendon se ishin duke bërtitur se po i trajtonin keq apo po ziheshin me njëri-tjetrin, pse po bërtisnin?

Dëshmitari: I kanë keqtrajtuar keq, por për ata nuk e di a është e vërtetë, a kanë luajtur hajgare me na frikësua neve apo çka u kanë në pyetje nuk e di, ndoshta nuk ka qenë asnjë serbë aty, kanë pas me na e qit frikën me na frikësua, me sy të mi nuk i kam parë, zërin ua kam dëgjuar se dritaret i kemi pas pa xhama, raporton kp.

Gjykatësi Biti: Keni parë ndonjë oficer të lartë që të hynte në atë dhomë?

Dëshmitari: Nuk mundesh me pa këtë dhomë pa dalë jashtë, prej 1-shit, 2-shit, 3-shit, pa dalë jashtë nuk ke mundur, është dashur prapa me e parë.

Zhilber Biti e ka pyetur dëshmitarin për fabrikën e metalit dhe dhomat në të cilat pretendohet se janë mbajtur, por vazhdimi i kësaj pyetje u redaktua dhe më pas seanca vijojë e mbyllur për publikun.

Pjetër Shala, i cili ndodhet në bankën e të akuzuarit, ka marrë pjesë në këtë seancë nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori