Martin Muno
A është burkini kërcënim për popullsinë? Për shoqërinë franceze? Për vlerat perëndimore? Deri para pak javësh, çdo njeri i arsyeshëm duhet t’i jetë përgjigjur kësaj me tundje koke. Por në kohë të terrorit dhe marshimit ideologjik të rrymave populiste të djathta në Evropë, duket se arsyeja është në tërheqje e sipër – edhe pse në Francë nuk ka asnjë lidhje direkte me atentateve dhe grave në plazh.
Në 30 komuna franceze patrullojnë policë të armatosur në plazhe dhe kërkojnë zbatimin e dekreteve përkatëse. Ata kërkojnë nga gratë, të heqin bluzat me krahë të gjata, ndryshe do të paguajnë gjobë. Një procedurë poshtëruese për personat e prekur dhe një sukses i madh për fundamentalistët e çdo lloj ngjyre!
“Burkini” si nocion as që nuk përmendet në rregulloren e ndalimit: Më shumë u ndalohet njerëzve hyrja në plazhet publike, kur kanë „veshje të papërshtatshme që nuk respektojnë zakonet e mira dhe laicitetin”. Me këtë formulim i hapet rrugë arbitraritetit. Sepse me këtë preken edhe gratë që nuk veshin burkini, por thjesht qëndrojnë në plazh me veshje me krahë të gjata dhe shami koke. Teorikisht mund të ndëshkohet edhe një grua që vuan nga alergjia prej diellit.
Shprehja “veshje korrekte që respekton zakonet e mira“ gjendet në çdo vend të botës arabe: Këtu gratë duhet të mbulojnë sa më shumë pjesë të trupit. Sipas kësaj logjike, “veshja jo korrekte“ e bën çdo grua që ndodhet në plazh ose të pandershme ose potencialisht terroriste. Mirëserdhët në Absurdistan – në një mentalitet burrash tërësisht shovinist!
Fakti që nga kjo nuk ndalet jo vetëm Nicolas Sarkozy – që kërkon të rikthehet në Pallatin Élysée – por as kryeministri francez, socialisti Manuel Valls tregojnë se sa e kanë ndikuar rrymat populiste kulturën politike në Francë dhe sa pak ka mbetur nga motoja franceze „Liri, Barazi, Vëllazëri“. Kjo tregon se kryetarja e partisë Front National, Marine Le Pen e ka vënë përpara elitën politike franceze.
Prandaj duhet t’u jemi mirënjohës gjykatësve të Gjykatës së Lartë Administrative franceze, të cilët e hoqën ndalimin e burkinit. Ata thanë fjalë të qarta: Dekreti shkel lirinë e besimit dhe lirinë individuale.
Një shtet ligjor nuk ua përcakton me rregullore qytetarëve se si të vishen. Rregulloret e veshjes, uniformat kanë kuptim për policinë, ushtrinë, gjykatat – me përjashtime – edhe për shkollat. Në sheshe publike, dhe sidomos në plazh, vend i kalimit të kohës së lirë dhe vend i lirisë ato janë shprehje e botëkuptimi autoritar të shtetit. Një demokraci që i hyn kësaj rruge, ndodhet në rrugën e humbjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Ngrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake