Këngëtarja britanike, Adele, pas lidhjes tetëvjeçare me bashkëshortin e saj, Simon Konecki, është ndarë në vitin e kaluar.

Sa i përket ndarjes së pasurisë në vlerë prej 140 milionë funtesh (160 milionë euro), gjykatësi ka vendosur që kjo të mbetet sekrete, shkruan The Sun.


Një burim për gazetën tha: “Divorcet në Hollywood mund të zvarriten me vite dhe të bëhen jashtëzakonisht të shëmtuara. Adele dhe Simon qartë nuk e duan këtë".

123 2

"Ata të dy janë të përkushtuar t'i mbajnë detajet sa më private që të jetë e mundur për hir të djalit të tyre. Ata po përpiqen të zgjidhin çështjet e tyre".

Adele raportohet se tashmë i ka dhënë Simonit, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, një shtëpi afër rezidencës së saj në vlerë prej 6.9 milionë funte në Beverly Hills.

1 Adele flaunts weight loss on holiday

Ndryshe, Adele i ka mahnitur fansat me transformimin e saj gjatë gjashtë muajve të fundit, duke rënë dukshëm në peshë. /Telegrafi/