LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore e Pejës jep detaje rreth zjarrit që përfshiu një pjesë të saj

Gjykata Themelore e Pejës jep detaje rreth zjarrit që përfshiu një pjesë të saj

Gjykata Themelore e Pejës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje rreth zajrrit që përfshiu mbrëmë një pjesë të kësaj gjykate.

” Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale në pajisje teknike përfshirë kompjuterë, printer si dhe tavolina dhe karrige. Lëndët që kanë qenë nëpër dollapë nuk janë dëmtuar. Të vetmet lëndë që zjarri i ka prekë kanë qenë disa lëndë me Kërkesa për Shlyerje të Dënimeve si dhe Regjistri i këtyre lëndëve por lëndët bazike të këtyre kërkesave nuk janë dëmtuar pasi që të njëjtat gjenden në arkivin e gjykatës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se shkaku i zjarrit është aksidental dhe se janë bërë hetime nga ana e zjarrëfikësve dhe policisë të cilët do të dalin me raport përfundimtar.


Digjet një pjesë e Gjykatës Themelore të Pejës
Lexo po ashtu Digjet një pjesë e Gjykatës Themelore të Pejës

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se mbrëmë, rreth orës 23:15, zjarri ka kapluar një pjesë të përdheses së objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, më saktësisht Zyrën e Shkrimores Civile.

Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale në pajisje teknike përfshirë kompjuterë, printer si dhe tavolina dhe karrige. Lëndët që kanë qenë nëpër dollapë nuk janë dëmtuar. Të vetmet lëndë që zjarri i ka prekë kanë qenë disa lëndë me Kërkesa për Shlyerje të Dënimeve si dhe Regjistri i këtyre lëndëve por lëndët bazike të këtyre kërkesave nuk janë dëmtuar pasi që të njëjtat gjenden në arkivin e gjykatës.

Shkaku i zjarrit është aksidental për të cilën është bërë edhe hetimi nga ana e zjarrfikësve dhe policisë të cilët do të dalin me raportin e tyre përfundimtar lidhur me këtë rast.

I sigurojmë qytetarët të cilët kanë procedura të hapura civile në Gjykatën tonë se lëndët e tyre nuk janë përfshirë nga zjarri dhe nuk janë të dëmtuara andaj, edhe proceset gjyqësore do të vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë të rregullt.

Fatmirësisht, dëmet e shkaktuara janë të natyrës materiale dhe jo shumë të mëdha.Gjykata nuk do të jetë në shërbim të qytetarëve për disa orë në ditën e sotme deri në pastrimin e saj por që kërkesat urgjente do të pranohen. Gjykata do të vazhdojë punën e saj normale pas pastrimit të Gjykatës. Për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori