LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme urdhëron burgosjen e ish-presidentit brazilian

Gjykata Supreme urdhëron burgosjen e ish-presidentit brazilian

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva do të burgoset, ndërkohë që do të apelojë dënimin e tij për korrupsion, është njoftuar përmes një urdhri të Gjykatës Supreme.

Ai përballet me 12 vjet burgim për akuzat e pranimit të ryshfetit, mirëpo ai ka kërkuar që të jetë i lirë deri në gjykimin e radhës.

Lula pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht dhe janë dizajnuar për t’ia mohuar atij të drejtën e garës në zgjedhjet presidenciale të muajit tetor.


Sondazhet tregojnë se ai është kandidati kryesor në garë.

Gjykatësit kanë marrë vendim kundër tij, pas shumë orësh të mbajtjes së seancës, e cila ka përfunduar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Ish-presidenti 72 vjeçar, pritet të lirohet për periudhë të shkurtër kohore, derisa të kompletohet dokumentacioni për arrestimin e tij.

Anëtarët e partisë së tij kanë thënë se vendimi përbën “ditë tragjike për demokracinë dhe Brazilin”.

Lula ka shërbyer si president në periudhën 2003-2011.

Pavarësisht kryesimit në sondazhet aktuale, ai cilësohet si figurë kontroverse në Brazil.

Më shumë se 20,000 persona kanë protestuar në Sao Paulo, duke bërë thirrje për burgimin e tij të menjëhershëm, derisa mbështetësit e tij kanë protestuar duke kërkuar të kundërtën. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

Evropa
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori