LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmia e këtij dëshmitari e cila u dëgjua në seancë të mbyllur për publikun, mbaroi brenda sesionit të paradites. Si rrjedhojë, për arsyeje se nuk kishte dëshmitar tjetër gati, pjesa tjetër e seancës nuk u mbajt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas trupit gjykues, Charles Smith III, seanca e paraparë për nesër do të anulohet dhe gjykimi do të rinis javës tjetër, përkatësisht të hënën më 6 maj 2024 duke filluar nga ora 09:00 me 45 minuta vonesë në transmetim.


Mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Eric Tully sot në emër edhe të ekipeve të tjera mbrojtëse kërkoi që njëra nga dëshmitë që pritet të dëgjohet javën e ardhshme të mos ketë vlerë provuese në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tully tha se parashtrimi i tyre lidhet me një album fotografish që dëshmitari është pyetur gjerë e gjatë ndërsa, mbrojtja nuk i ka në dispozicion. Avokati tha se ZPS-ja iu kishte thënë që as ata nuk i kanë në zotërim këto fotografi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kjo ka të bëjë lidhur me kërkesën e përdorimit të rregullës 154 për të ndjekur përmes videolidhjes dëshmitarin e javës së ardhshme. Ekipet e mbrojtjes nuk e kundërshtojnë këtë kërkesë për video-lidhje, por kemi një koment lidhur me një prej dokumenteve që do të përdorën. Bëhet fjale për materialin 021672021673 i redaktuar, lidhet me dëshminë në një procedurë hetimore. Janë faqe që gjenden në materialin… ku dëshmitari është pyetur gjerë e gjatë lidhur me një album fotografish. Desha të thoja që neve nuk na e kanë dhënë albumin me fotografi dhe prokuroria thotë që as ata nuk e kanë në zotërim këtë album të fotografive. Kështu që ne mendojmë që kjo dëshmi nuk duhet të ketë vlerë provues. Ndryshe, nuk do e kundërshtojmë pjesën për video-lidhje”, tha Tully.

Lidhur me këtë parashtrim të ekipeve mbrojtëse, nuk patën asgjë për të thënë përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ndërsa, seanca vazhdoi e mbyllur për publikun për t’u dëgjuar dëshmitari.

Në trend Lajme

Më shumë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori