Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar ankesën e paditësit Avdi Shala për Zyrën e Kryeministrit, duke e cilësuar si tërësisht të pabazuar.
Avdi Shala kishte paditur Zyrën e Kryeministrit të Kosovës në Gjykatën Themelore të Prishtinës me arsyetimin se nuk i është vazhduar mandati si anëtar i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), gjegjësisht inspektor i operimeve, ashtu si parashikojnë dispozitat ligjore në fuqi.
Paditësi kishte pretenduar se është dashur t’i vazhdohet mandati dhe jo të hapet konkursi për pozitën e tij, pasi që Ligji për Aviacionin Civil parasheh që anëtarët mund të riemërohen për një apo më shumë mandate shtesë, nëse pajtohen me shkrim që të shërbejnë gjatë tërë kohëzgjatjes së mandatit.
Më tej, Shala në kërkesëpadi i kishte propozuar gjykatës që ta anulojë vendimin për emërimin e anëtarëve të KHAIA-s duke e konsideruar si të kundërligjshëm. Po ashtu kishte kërkuar të detyrohet Zyra e Kryeministrit që paditësin ta riemërojë anëtar të KHAIA-s dhe atij t’ia kompensojë të ardhurat personale.
Ndërkaq, në aktgjykim shkruhet se emërimi i kandidatëve sipas vendimit kontestues ka rezultuar të jetë marrë në pajtim me kriteret e përcaktuara në konkurs dhe në dispozitat e ligjit për aviacionin civil.
“Mbi bazën e gjendjes faktike, nuk është vërtetuar se emërimi i anëtarëve të KHAIA-s, të ketë qenë në kundërshtim me dispozitat e ligjit material dhe as në kundërshtim me konkursin”, shkruhet në aktgjykim e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Po ashtu, në aktgjykim thuhet se paditësit nuk i është mohuar e drejta në punë, pasi që Shala ka shërbyer në mandat pesëvjeçar.
“Duke marrë parasysh se natyra e punës në KHAIA nuk është e karakterit të përhershëm, por e kufizuar në mandat pesëvjeçar (me mundësi të riemërimit), gjykata nuk e pranoi si të bazuar pretendimin e paditësit se atij i është mohuar e drejta në punë dhe ushtrim të profesionit, për arsye se paditësit, i është dhënë mundësia për të qenë anëtar i KHAIA dhe ka shërbyer për mandatin e plotë pesëvjeçar”, shkruhet më tutje në aktgjykim./Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët