Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur ma amendamentet për Vetingun në sistemin e drejtësisë. Kushtetuesja u ka dhënë dritë të gjelbër shumicës së amendamenteve të propozuara për procesin e Vetingut.
Sipas një njoftimi të gjykatës të publikuar të premten, tri nga katër amendamente nuk i pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.
Në vendim thuhet se 6 me 2 kanë qenë votat për kërkesën e Konjufcës për konfirmimin nëse ato amendamente janë kushtetuese përmes së cilave propozohet kontroll kalimtar i integritetit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe të gjithë kryeprokurorëve, si dhe kandidatëve për këto pozita.
“Aktgjykimi gjithashtu, ndër tjerash, thekson që (i) votimi i anëtarëve të Autoritetit në bllok me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve, ngërthen detyrimin e Kuvendit për të vlerësuar dhe për t’u siguruar që çdo kandidat për anëtar të Autoritetit, në baza individuale, të përmbushë kriteret më të larta profesionale dhe të integritetit; (ii) përbërja e Autoritetit dhe emërimet e reja në pozitat që i nënshtrohen kontrollit të integritetit, duhet të jenë në përputhje me detyrimet kushtetuese për barazinë gjinore dhe përfaqësimin e anëtarëve të komunitetit joshumicë; dhe (iii) bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, çdo “ndërhyrje/kufizim” në të drejtën për jetën private përmes procedurave të kontrollit të integritetit të zhvilluara nga Autoriteti, duhet të jetë rreptësisht proporcionale me qëllimin e ndjekur”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
“Aktgjykimi thekson që Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet relevante të aplikueshme, përcaktojnë bazë të mjaftueshme për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për më tepër, çështjet që ndërlidhen me vlerësimin e performancës dhe shkeljeve të rënda disiplinore, bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, tashmë përbëjnë bazë për propozimin për shkarkim të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Aktgjykimi në fund thekson që nuk është kontestuese që pavarësia e pushtetit gjyqësor dhe sistemit prokurorial janë parime thelbësore të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, e cila bazohet në vlerat e sundimit të ligjit dhe të demokracisë.
Konjufca i kishte dërguar këto amendamente për shqyrtim në Kushtetuese më 2 mars 2023. /Telegrafi/
Vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese e gjeni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës