Gjykata e Lartë konfirmoi dënimet me burg vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot

Gjykata e Lartë i refuzoi si të pabaza kërkesat e mbrojtjes për rishqyrtim të vendimit përfundimtar për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot.
Për lëndën pas kërkesave të parashtruara për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit përfundimtar për vrasjen e hedbollistit kroat Denis Tot, siç informojnë nga Gjykata e Lartë, ka vendosur Këshilli për Vepra Penale pranë Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Këshilli për Vepra Penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjellë aktgjykimin KVP2-101/23, me të cilin kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë, të parashtruara nga të dënuarit A. Gj., K.L. dhe A.K. kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore Penale Shkup K. nr.1768/22 të datës 30.11.2022 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup KZh-224/23 të datës 05.06.2023, i refuzoi si të pabaza”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme.
Apeli në korrik të vitit të kaluar e refuzoi ankesën e të akuzuarit Anxhelo Gjorgjievski si të pabazë, përderisa ankesat e të akuzuarve Andrej Kostovski dhe Klementina Levkovska pjesërisht i pranoi dhe i ndryshoi vlerën e dënuar në emër të dëmit jomaterial.
“Gjykata e Apelit në Shkup, në interes të opinionit dhe mediave, njofton se duke vepruar në lëndën penale KZH-224/23, dhe pas seancës publike të mbajtur më 15.05.2023, ka nxjerrë aktgjykim me të cilin ankesa e të akuzuarit A.Gj. është refuzuar si e pabazuar, ndërsa ankesat e të pandehurve A.K. dhe K.L. respektohen pjesërisht, në atë mënyrë që aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale të ndryshohet në lidhje me shumën e dhënë në emër të dëmit jomaterial dhe të pandehurit janë të obliguar që bashkërisht t’i paguajnë 4.000.000 denarë nënës së të ndjerit Denis Tot, T.T. Një shumë identike do t’i paguhet edhe I.T., babai i të ndjerit, ndërsa B.T., vëllai i të ndjerit, në emër të dëmit jomaterial në vlerë prej 3.000.000 denarë. Sipas aktgjykimit, gjatë pagesës do të llogaritet edhe kamata gjobë ligjore nga dita e marrjes së aktgjykimit të shkallës së parë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.
Mbrojtësit e të pandehurve në rastin e vrasjes së hendbollistit kroat Denis Tot kërkuan një herë nga Gjykata e Apelit që të përsëritet procedura. Ata konsideruan se aktgjykimi është i pabazuar për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendjes faktike të vërtetuar gabimisht, shkeljes së Kodit Penal dhe vendimit për sanksionin penal.
Prokuroria, nga ana tjetër, ka propozuar që ankesat të refuzohen si të pabazuara, pasi sipas tyre është vërtetuar saktë gjendja faktike.
Aktgjykimi i shkallës së parë mbetet i njëjtë sa i përket dënimit me burgim me të cilin Gjykata Themelore Penale Shkup në nëntor të vitit të kaluar i dënoi Anxhelo Gjorgjevskin dhe Klementina Levkovskën me 18 vjet burgim dhe Andrej Kostovskin me 16 vjet për vrasjen e hendbollistit kroat, i cili vdiq më 8 prill 2022 pasi ishte rrahur nga të akuzuarit para një klubi në Parkun e Qytetit në Shkup.
Sipas aktakuzës, Gjorgjievski, Levkovska dhe Kostovski më 7 prill pas një mosmarrëveshje të shkurtër e kanë sulmuar hendbollistin Denis Tot dhe i kanë shkaktuar disa goditje dhe lëndime të rënda trupore, me çka ka rënë në gjendje kome dhe të nesërmen ka ndërruar jetë.
Gjykimin e udhëhoqi gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa akuza u përfaqësua nga prokurorja Tanja Trajçevska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame