LAJMI I FUNDIT:

Gjurmët e gjakut në dysheme të hotelit ku dyshohet se u vra recepsionisti në Dhërmi – trupi ende i zhdukur

Gjurmët e gjakut në dysheme të hotelit ku dyshohet se u vra recepsionisti në Dhërmi – trupi ende i zhdukur

Pamjet brenda dhomës së hotelit ku dyshohet se u vra recepsionisti në hotelin në Dhërmi.

Policia vijon te qëndrojë në ambientet përreth hotelit.

Si ndodhi ngjarja? 

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku recepsionisti i një hoteli është vrarë me armë zjarri pak minuta pas mesnatës, rreth orës 00:30.


Viktima është Eraldo Nevruzi, 31 vjeç nga Tirana. Ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, nga Tepelena, banues në Angli. Shehu është bashkëpronar i hotelit ku ndodhi krimi.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin  në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë.

Ai dyshohet se doli nga hoteli rreth orës 01:00.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

I plagosuri vijon ende i zhdukur dhe nuk rezulton i paraqitur në asnjë prej spitaleve.

Mësohet se çdo sezon veror autori i dyshuar shkonte në Dhërmi, kurse pjesën tjetër të vitit qëndronte në Angli.

Hoteli ishte një biznes familjar, ku bashkëpronarë ishin vjehrri dhe autori i dyshuar, dhëndri dhe të afërm të tjerë që merren me menaxhimin, raporton tch.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori