Gjurmë gjaku nëpër rrugë dhe njerëz të tmerruar duke ikur – pamjet e para nga sulmi me kamion në Stokholm (Foto/Video,+16)

Një kamion është futur në mesin e një turme njerëzish në qendër të Stokholmit, nga i cili sulm deri më tani raportohet për tre të vdekur.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur në qendër të Stokholmit.
Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë një kamion të madh duke u futur në turmën e njerëzve në një hapësirë tregtare në kryeqytetin e Suedisë.
Policia ndërkaq ka thënë se janë disa të lënduar nga incidenti.
Të shtëna gjithashtu thuhet se janë dëgjuar në vendin e ngjarjes, me pamjet e tmerrshme që tregojnë gjurmë të gjakut në rrugë.
Gjithashtu në to mund të shihen edhe pamje kur qindra njerëz ikin për të shpëtuar nga ky sulm. /Telegrafi/
https://twitter.com/Expressen/status/850338820864311297
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





































