LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Nuk do ta heqim Kosovën nga Kushtetuta

Gjuriq: Nuk do ta heqim Kosovën nga Kushtetuta

Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia nuk do ta ndryshojë Kushtetutën e saj që paraqet besimin e 90 për qind të popullsisë, derisa Kosova do të duhej që në Kushtetutën e saj të fusë lidhjet institucionale me Serbinë.

Gjatë një interviste dhënë televizionit B92, ai ka thënë për shkak të hyrjes në BE, Serbia nuk do ta shlyej nga Kushtetuta e saj, preambulën e “bazuar në argumentet historike, politike dhe morale”, transmeton Telegrafi.

Gjuriq pranoi se për Beogradin në negociatat me Prishtinën, Asociacioni i Komunave serbe vazhdon të jetë çështja kryesore.


Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, gjithashtu ka folur për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër.

“Derisa e gjithë rruga Mbreti Petër nuk shndërrohen në një shëtitore për këmbësorë, hapja e urës nuk do të ndodhë. Për ne është e rëndësishme siguria në Mitrovicë, dhe duhet të sigurohemi që konvojët nuk mund të futen nga ana jugore në pjesën veriore të Mitrovicës. Për ne është e rëndësishme që postblloku i KFOR-it të jetë afër”, ka deklaruar Gjuriq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori