Të marrësh një sy gjumë pasdite apo jo, kjo është një nga dilemat më të mëdha të shumë prej nesh. Shpesh pas gjumit të drekës mund të ndiheni të lodhur, të këputur dhe me siguri mendoni se dremitja ishte një ide e keqe.
Një studim të ri i publikuar së fundmi tregoi se gjumi i pasdites mund t’ju mprehtësojë mendjen dhe t’ju ndihmojë.
Studimi, monitoroi shëndetin fizik dhe mendor të më shumë se 2.000 personave ku 1.500 mes tyre flinin gjumë rregullisht gjatë drekës. Vëzhgimi tregoi se personat të cilët dremisnin në drekë ose pasdite për të paktën 1 orë, kishin aftësi më të mira kognitive.
Sipas mjekëve, dremitja e ndihmon trurin të rigjenerohet apo “shërohet” nga lodhja dhe mendimet e ditës. Teksa flini informacionet e panevojshme fshihen nga disa zona të trurit tuaj duke e përgatitur atë për informacion të ri.
Sa duhet të flini?
Sigurisht që ky pushim ka një kohë të mirëpërcaktuar, e cila nuk duhet të kalohet sipas mjekëve pasi mund të kthehet në anën e kundër për organizmin. Jo më shumë se dy orë gjumë pasi keni ngrënë drekë apo gjatë pasdites.
Idealja do të ishte të flini diku mes orës 1 të drekës dhe orës 3 duke filluar nga 10 deri në 30 minuta gjumë ose pak më shumë.
Përtej çlodhjes ky proces do ju qetësojë muskujt, përmirësojë humorin, zvogëlon ankthin dhe rrit produktivitetin për pjesën tjetër të ditës. Gjithsesi nëse flini më shumë nga sa duhet kjo mund të kthehet në një problem për shëndetin.
Rreth dy orë gjumë ose më tepër mund të jenë një proces vërtetë i dëmshëm për trurin dhe të ndikojë negativisht në gjumin tuaj gjatë natës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit