LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: Ju thashë Tadiqit e Vuçiqit se Serbia duhet ta pranojë humbjen e Kosovës

Gjukanoviq: Ju thashë Tadiqit e Vuçiqit se Serbia duhet ta pranojë humbjen e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar sot se askush në Mal të Zi nuk ka dëshiruar ta dëmtoj Serbinë me pranimin e pavarësisë së Kosovës, dhe se autoritetet në Serbi duhet ta kuptojnë se Kosova ishte betejë e humbur më herët.

“Askush në Mal të Zi, duke filluar prej vendimmarrësve, e deri te secili qytetar, nuk ka pasur qëllim të keq, që me njohjen e Kosovës ta dëmtoj Serbinë. Nuk i bëhet dëm atij që e përjetoni si shumë të afërt me ju. Pra nuk është fjala për këtë, por ishte perceptim i yni i asaj që është dashur të bëhet në rregullimin e gjendjes në rajon dhe krijimin e parakushteve për vendosjen e stabilitetit më të madh dhe ripërtëritjen e besimit”, tha Gjukanoviq për televizionin B92.

Ai theksoi se disa herë i kishte thënë presidentit të atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të tashëm, Aleksandar Vuçiq, se bindja e tij është se Serbia e tashme është në pozitë që ta pranoj faturën për betejën e humbur për çështjen e Kosovës, raporton agjencia Beta.


“Kjo betejë për fat të keq është humbur nga gjeneratat e mëparshme të njerëzve, të cilët kanë marrë vendime politiko-shtetërore në Serbi dhe për këtë arsye sugjerimi im për Tadiqin dhe Vuçiqin ishte se për shkak të betejes së hershme të humbur të mos i bllokojnë ato që janë gjasë reale zhvillimore të Serbisë së sotme dhe asaj të ardhshme”, tha Gjukanoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori