Presidenti malazez Milo Gjukanoviq, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq dhe Ministri i Jashtëm Gjorgje Raduloviq bien dakord të tërheqin shtatë ambasadorë.

Siç njofton vijesti.me, Gjukanoviq do të nënshkruajë dekretet për tërheqjen e ambasadorëve pasi që Raduloviq të paraqesë shpjegimet e duhura për largimin e tyre.


Takimi u iniciua nga Raduloviq dhe Abazoviq, pas krizës në zgjidhjen e çështjes së tërheqjes së shtatë diplomatëve të kërkuar nga Qeveria, por Presidenti nuk donte të nënshkruante dekretin për këtë, transmeton Telegrafi.

Screenshot 5 26

Sipas Vijesti të Podgoricës. asnjë nga pjesëmarrësit në takim nuk dëshironte të jepte deklarata për gazetarët.

Ministri deklaroi në shpjegim se ato dëmtonin interesat e shtetit, pa specifikuar se për çfarë bëhej fjalë, prandaj Gjukanoviq refuzoi të nënshkruajë dekretin për revokim.

Raduloviq vendosi të tërheqë ambasadorët në Kinë, Serb Emiratet e Bashkuara Arabe, Vatikan, Itali, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Gjermani. /Telegrafi/