Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjobitur një shofer i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 173 km/h.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës thuhet se shoferit i është shqiptuar  gjoba prej 300 euro dhe tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.


“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 173 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/