LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten 132 vozitës në Shkup për shkak të shkeljes së rregullave në trafik

Gjobiten 132 vozitës në Shkup për shkak të shkeljes së rregullave në trafik

Gjatë ditës së djeshme Ministria për Punë të Brendshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej 132 gjoba dhe atë, 17 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, ndërkohë që 23 gjoba u janë shqiptuar dhe këmbësorëve.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 8 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 28 gjoba për parkim të parregullt.