Vendvotimet e para tashmë janë mbyllur në SHBA në zgjedhjet për Senat dhe Kongres, ndërsa zyrtarët nga dy të partitë - republikanët dhe demokratët këto zgjedhje po i konsiderojnë si "më të rëndësishme në jetën e amerikanëve".

Shumica e vendvotimeve në Indiana dhe Kentucky janë mbyllur në orën 6, ndërsa votimi do të vazhdojë edhe për 7 orë tjerë në disa pjesë tjera të SHBA-ve, kurse rezultatet përfundimtare mund të marrin edhe disa ditë derisa të kumtohen për shkak të garës së ngushtë në disa shtete, transmeton Telegrafi.


2 21

Zgjedhjet afatmesme të së martës janë njëfarë lloj referendumi për punën dyvjeçare të presidentit Donald Trump, si dhe do të tregojnë nëse do të ketë ndihmën e Kongresit për vitet tjera që i kanë mbetur në Shtëpinë e Bardhë.

3 22

Në një Exit Poll të publikuar nga ABC News, Trump ka fituar 44 për qind të përkrahjes së qytetarëve për punën e tij si president i SHBA-ve. Derisa pjesa tjetër mendon ndryshe.  Shumë votues kanë pranuar se kanë dalë për të votuar pasi preferojnë t'i shohin demokratët duke marrë kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve.

4 16

Gallup ka realizuar një sondazh që tregon se qytetarët amerikanë të moshës 44 deri në 50 vjet, besojnë se republikanët do të ruajnë kontrollin në dy Dhomat e Kongresit.

5 14

Në garë për guvernator të Georgia janë Stacey Abrams nga radhët e demokratëve kundër republikanit Brian Kemp. Garë e ngjashme është duke u zhvilluar për Senat, ku republikani Ted Cruz nga Teksasi garon kundër demokratit Beto O'Rourke

6 11

Kurse banorët e New York-ut, kanë dërguar 29-vjeqarin Alexandria Ocasio-Cortez, social-demokratin në garën për Dhomën e Përfaqësuesve, ku demokratët nuk qëndrojnë keq. Republikanët synojnë të ruajnë shumicën në të dy Dhomat e Përfaqësuesve. Demokratët janë duke u munduar ta rimarrin atë që ata e quajnë "vala e kaltër".  /Telegrafi/

7 8

8 9