Në një qendër kreative si Hapite Space, inovacioni teknologjik nuk mund të mungojë.

Kur teknologjia vihet në shërbim të komunitetit, idetë marrin jetë – veçanërisht kur mbështetja vjen nga partnerë vizionarë si Gjirafa.


Falë kësaj përkrahjeje, Hapite Space është tashmë e pajisur me Starlink – një nga teknologjitë më të avancuara të internetit në botë.

Dhurata e Gjirafa-s për Hapite Space përfaqëson një hap konkret drejt përfshirjes digjitale dhe krijimit të mundësive të reja për të rinjtë.

Duke siguruar qasje në teknologji të nivelit të lartë, Gjirafa jo vetëm që mbështet zhvillimin lokal, por edhe nxit kulturën e inovacionit në rajon.

Hapite Space, si hapësirë dedikuar komunitetit, është vendi ku organizohen rregullisht ngjarje, trajnime dhe diskutime mbi ndërmarrësinë, teknologjinë, marketingun dhe fusha të tjera të zhvillimit profesional.

Pas një pauze të shkurtër, Hapite Space do të rikthehet shumë shpejt me evente të reja, të hapura për të gjithë të interesuarit.

Për më shumë informacione dhe për t’u bërë pjesë e këtij komuniteti, vizitoni: www.hapite.net