Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar lidhur me zjarrin që ka kapluar sot supermarketin “Viva Fresh”, në qendër të këtij qyteti.
Gjini përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është shumë e papërgjegjshme sjellja e individëve që rrezikojnë jetën e qytetarëve, duke shtuar se rastet e zjarreve janë shtuar në Gjakovë.
“Sot në Gjakovë ra zjarr në njërin ndër objektet e mëdha në qendër të qytetit, në qendrën tregtare Viva Fresh. Edhe pse dëmet materiale duket se janë të mëdha, fat i mirë është se nuk ka pasur viktima në njerëz. Në ndërkohë, në komunën e Gjakovës në 36 orët e fundit janë shfaqur mbi 80 zjarre kryesisht në male dhe fusha. Është tejet e papërgjegjshme sjellja e individëve të caktuar, të cilët duke gjetur mënyra brutalisht të papërshtatshme të punëve në fusha, e vëjnë në rrezik jetën e njerëzve, pasurinë publike dhe i shkaktojnë dëme të pariparueshme mjedisit jetësorë”, tha Gjini.
“I falënderoj tej-mase zjarrfikësit e brigadës së Gjakovës të cilët tanimë me ditë të tëra, jashtë çdo parashikim dhe me vetëmohim maksimal po përballen me zjarret e shkaktuara nga njerëz skajshëm të papërgjegjshëm”.
Ndër tjera ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta ndërpresin zjarr-vënien në fusha sepse dëmet mund të jenë të pariparueshme. E falënderoj po ashtu policinë e Kosovës për reagim tejet profesional dhe vetëmohues.
“Në të njëjtën kohë, iu bëj thirrje të gjitha organeve të rendit që me rigorozitetin më të madh t’i hetojnë të gjithë ata që e vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe pasurinë qoftë publike qoftë private”, ka shkruar Gjini./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës