Gjilanasit ia vjedhin kasafortën me ari në vlerë 15 mijë euro dhe 2 armë zjarri

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Llashticë të Gjilanit.
Rasti ka ndodhur më 16 shkurt 2026.
“Fsh. Llashticë, Gjilan 16.02.2026. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se person-a të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte stoli ari me vlerë 15.000€ dhe 2 armë zjarri”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti në hetime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































