LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, vdes 27-vjeçarja shtatëzënë, mjekët ia shpëtojnë foshnjën

Gjilan, vdes 27-vjeçarja shtatëzënë, mjekët ia shpëtojnë foshnjën

Në orët e para të mbrëmjes së sotme një 27-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. Ajo ishte dërguar në spital thuajse pa shenja jete nga familjarët e saj. Por, mjekët e Klinikës Emergjente në këtë spital, kanë arritur ta nxjerrin foshnjën të gjallë nga barku i nënës. Gjendja e foshnjës është stabile.

E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe po i priste ditët e fundit për ta sjellë në jetë foshnjen e gjinisë mashkullore.

Por, situata e saj u komplikua në orët e para të pasdites së sotme. 27-vjeçarja kishte pasur marramendje dhe me simptoma të tilla u dërgua nga familjarët për në spitalin e Gjilanit.  Rrugës për në spital, gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua.


Për këtë rast, detaje për Gazetën Express, ka dhënë drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu. Ai ka deklaruar se për fat të keq nëna ka vdekur, por foshnjën doktorët kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i saj.

“Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Ajo erdhi tek ne pa parametra vital. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Shtatzëna në spital ka ardhur pa parametra vital, pa shenja jete. Kirurgët në Klnikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”, ka deklaruar Hajrullahu.

Ai ka thënë se ende nuk mund të dihet shkaktari i vdekjes së 27-vjecares. Familja e së ndjerës nuk kanë pranuar që t’i bëhet obduksioni.

“Familjarët nuk pranuan që t’ia bëjnë obduksionin dhe nuk po mund të dihet shkaktari i vdekjes së saj. Ajo tek ne ka ardhur pa shenja jete. Fëmija është në gjendje stabile”, ka thënë drejtori i spitalit të Gjilanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori