LAJMI I FUNDIT:

Gjiko sensacion në Instagram, pëlqehet më shumë se artistët që kanë miiliona ndjekës

Gjiko sensacion në Instagram, pëlqehet më shumë se artistët që kanë miiliona ndjekës

Hip hop superylli, Gjiko, së fundmi ka qenë shumë aktiv në rrjetin social Instagram.

Pos me muzikë dhe projektin mixtape, “Energjiko”, reperi ka qenë aktiv në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/BgeUrHBHj–/?taken-by=gjikotheflyboy


Një foto e tij së fundmi me të dashurën, Elita Rudin, u pëlqye mbi 80 mijë herë.

Nëse krahasojmë pëlqyeshmërinë e Gjikos në krahasim me yjet tjera vendore dhe ndërkombëtare që kanë një milion ndjekës, atëherë Gjiko kalon të gjitha parashikimet.

https://www.instagram.com/p/Bfn0j-2HNeE/?taken-by=gjikotheflyboy

Jo vetëm fotoja me të dashurën, por edhe postime tjera interesante të reperit kanë arritur shkallë të lartë të pëlqyeshmërisë deri në 100 mijë pëlqime.

https://www.instagram.com/p/Bjj2wNTH56x/?taken-by=gjikotheflyboy

Nuk është befasi kjo nëse merret parasysh se vetëm mixtape i fundit i reperit, “Energjiko” ishte sukses historik me qindra mijëra shkarkime në ditët e para.

Kjo ishte po ashtu një fushatë e realizuar me shumë sukses me brendin e pijeve energjike, Golden Eagle. /Telegrafi/