Gjiko publikon projektin e shumëpritur “Xhiro”

Gjiko publikon projektin e shumëpritur “Xhiro”
Gjiko (Foto: YouTube/AVD Digital)

Rep-artisti Adren Gjikolli, i njohur ndryshe si Gjiko, vazhdon të mbetet nga më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke publikuar kështu imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Kohë më parë ai ka paralajmëruar se do të lansojë projektin muzikor, po pa dhënë ndonjë datë specifike për të.


https://www.instagram.com/p/CCgpjnTlaGy/

Në një postim në rrjetin social Instagram, Gjiko ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e shumëpritur nga fansat e tij.

Gjiko jep detaje shtesë rreth këngës “Xhiro”, e cila lansohet javën tjetër
Lexo po ashtu Gjiko jep detaje shtesë rreth këngës “Xhiro”, e cila lansohet javën tjetër

“Xhiro” titullohet projekti muzikor, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Big Bang, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë ai.

https://www.instagram.com/p/CCgCouElqSN/

Kënga që në minutat e parë ka marrë komente të shumta pozitive, duke marrë një numër klikimesh që në startin e saj.

Theksojmë se para pesë muajsh, reperi kishte publikuar këngën “Çunat e Rrugës”, që deri më tani ka arritur të grumbullojë mbi gjashtë milionë klikinë në platformën YouTube. /Telegrafi/