Rap-artisti i njohur nga Peja, Gjiko, pas një kohë të gjatë është rikthyer me projekt të ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me një artist të ri të tregut muzikor të quajtur, Mak Zogaj.


"Ehemmm" mban titullin kjo këngë, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Screenshot 23 7 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artistët me 'beat' nga Madenka.

Producimi është bërë nga BigBang nën drejtimin e Alban Selimajt.

Screenshot 24 6 Foto: Screenshot/YouTube

Dihet tashmë që pas çdo projekti të Gjikos qëndron studio e famshme, RedBox Entertainment.

Asdren Gjikolli (emri i vërtetë) i ka munguar skenës që një kohë, por vazhdon të mbetet po aq i pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/