LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti evropian po mundohet në çdo mënyrë ta bind Toni Kroosin

Gjiganti evropian po mundohet në çdo mënyrë ta bind Toni Kroosin

E ardhmja e Toni Kroos te Real Madrid vazhdon të jetë e paqartë kur mesfushori gjerman po kalon vitin e tij të 10-të në kryeqytetin spanjoll.

Mesfushori gjerman është futur në muajt e fundit të kontratës me Los Blacnos dhe ende nuk ka asgjë të rë sa i përket rinovimit.

Kroos shpesh herë ka deklaruar se pas përfundimit të kontratës me madrilenët do t’i japë fund karrierës së tij, por ende nuk ka një vendim përfundimtar.


Toni Kroos do t’i bashkohet Bayernit? Mesfushori gjerman tregon planet e tij për të ardhmen
Lexo po ashtu Toni Kroos do t’i bashkohet Bayernit? Mesfushori gjerman tregon planet e tij për të ardhmen

Gazeta italiane La Stampa ka raportuar se drejtuesit e Juventusit po mundohen në çdo mënyrë ta bindin mesfushorin gjerman të transferohet në Allianz Stadium.

Te gjiganti italian janë të bindur se Kroos ka ende për të dhënë në futboll dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë dy vjeçare atij duke e bërë më të paguarin në klub.

Agjenti i Kroos takohet me Juventusin, po ndodh marrëveshja?
Lexo po ashtu Agjenti i Kroos takohet me Juventusin, po ndodh marrëveshja?

34-vjeçari edhe këtë edicion ka shfaqur formë të shkëlqyer me fanellën e Los Blancos, ku në 32 ndeshje zyrtare ka realizuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Te Juventusi e duan me çdo kusht gjermanin, por pas tij është vënë edhe ish-skuadra e tij Bayern Munich që gjithashtu kërkon me çdo kusht transferimin e mesfushorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori