LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti anglez po tenton transferimin e Dimarcos

Gjiganti anglez po tenton transferimin e Dimarcos

Federico Dimarco është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Interit, sidomos në dy vitet e fundit.

Mbrojtësi i majtë italian ka shkëlqyer me fanellën zikaltër dhe është një nga mbrojtësit e majtë më të vlerësuar në Evropë.

Te Interi kanë filluar të frikësohen se mund ta humbasin atë dhe janë në bisedime për një kontratë të re, pasi kjo aktualja skadon në verën e vitit 2026.


Inter do të hap së shpejti bisedimet me Federico Dimarcon për rinovimin e kontratës
Lexo po ashtu Inter do të hap së shpejti bisedimet me Federico Dimarcon për rinovimin e kontratës

25-vjeçari fiton 2,2 milionë euro neto në sezon dhe me kontratën e re paga e tij pritet të dyfishohet.

Megjithatë në garë për shërbimet e tij është futur gjiganti anglez Manchester United me trajnerin Erik Ten Hag që e pëlqen shumë italianin.

Djajtë e Kuq po mundohen ta bindin Dimarcon me një pagë shumë më të lartë pasi dihet që në Angli klubet shpenzojnë shumë në paga.

Calciomercato ka raportuar se United është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për transferimin e Dimarcos në janar.

Gjithsesi vështirë se do të ndodhë ky transferim, pasi anësori italian vlerësohet lartë te Interi dhe konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë dhe duket e pamundur që gjiganti italian ta lejoj largimin e tij. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori