LAJMI I FUNDIT:

Gjeti nën vaskë diçka shumë të pështirë (Foto)

Gjeti nën vaskë diçka shumë të pështirë (Foto)

Mandy Greeves kishte blerë një banesë para dy vitesh në Exter të Anglisë, por ka mbetur e befasuar kur pa poshtë vaskës tre shishe të mbushura me urinë.

Pronarja 50-vjeçare e kishte kërkuar ndihmën e mjeshtrit, për të pastruar një gyp të bllokuar, i cili pastaj ka gjetur shishet me përmbajtje të pështirë, transmeton Telegrafi.

Shishet e mbushura me urinë që u gjetën poshtë vaskës

“Sapo e hoqi një panel, aty u shfaqën ambalazhet që menduam se mund të jenë ngjyrë. Por, më pas kuptuam se nuk ka çfarë të jetë tjetër”, ka thënë Greeves.


Nuk dihet kush e ka kryer këtë veprim të pazakontë, por besohet se e ka bërë ndonjë punëtor në kohën kur kanalizimi në ndërtesë nuk ka qenë i rregulluar.

Kompania që është marrë me ndërtimin e godinës, ka kërkuar falje dhe po kërkon që të hetohet ngjarja e pazakontë. /Telegrafi/