LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i Realit që befasoi të gjithë pasi Barcelona e fitoi titullin

Gjesti i Realit që befasoi të gjithë pasi Barcelona e fitoi titullin

Barcelona është kampion i ri i La Ligas për sezonin 2022/23, duke e siguruar titullin matematikisht katër xhiro para fundit të kampionatit.

Fitorja e thellë në derbin lokal 2-4 ndaj Espanyol ia siguroi titullin edhe matematikisht skuadrës së udhëhequr nga Xavi Hernandez.

Real Madridi është rivali më i madh dhe më i urryer i Barcelonës, por kjo mbetet vetëm në fushë.


Los Blacos kanë treguar edhe njëherë se janë një klub i madh dhe se dinë t’i urojnë edhe kundërshtarët kur fitojnë trofe.

“Urime për FC Barcelonën, kampion i La Ligas për sezonin 2022-23”, ka shkruar Real Madrid.

Në fakt Los Blancos janë bërë klubi i parë që e kanë uruar rivalin e tyre në Kataluni për suksesin e arritur.

Gjithsesi urimi i madrilenëve ka marrë shumë pëlqimi për sportivitetin që kanë treguar. /Telegrafi/