Gjesti publikon këngën e re "HMM"

Reperi i ri i estradës, Gjesti, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“HMM” Mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore e stilit hip-hop.
Producent i këngës është Albos, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Gjesti.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.
Ana vizuale i është besuar produksioni XL Films.
Gjesti përndryshe numëron tashmë disa projekte të suksesshme muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/06/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































