Wisla Krakow është njëra nga skuadrat më të mëdha në shtetin e Polonisë.

Por 13 herë kampionët e Polonisë janë duke kaluar nëpër një krizë financiare dhe ishin afër bankrotimit.


E për të mos ardhur deri tek shuarja e klubit ka menduar ish-lojtari i sajë, Jakub Blaszczykowski.

Mesfushori 33-vjeçar ditë më parë ka ndërprerë kontratën me klubin gjerman Wolfsburg për tu rikthyer në vendlindjen e tij.

GettyImages 609470318 Jakub Blaszczykowski me fanellën e Wolfsburgut gjatë një ndeshje kundër ish-skuadrës së tij Borussia Dortmund. (Foto: Ronny Hartmann/Getty Images /Guliver)

Tani mediat polake kanë raportuar se Kuba do të rikthehet te Wisla Krakow dhe ka pranuar se nuk do të marrë asnjë para sa të është pjesë e klubit.

Reprezentuesi polak nuk do ta ndihmojë vetëm në këtë mënyrë klubin e tij ku luajti në vitet 2005-2007 para se të transferohej në Bundesliga.

Blaaszczykowski do ta paguajë edhe borxhin prej 300 mijë funteve që skuadra e tij i ka futbollistëve për rroga të pa dhëna.

Ky gjest i Kubas ka bërë jehonë të madhe në shtetin polak dhe atë gjerman.

GettyImages 489683998 Jakub Blaszczykowski sa ishte i huazuar tek Fiorentina në Serie A. (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Së fundmi ka qenë edhe ish-klubi i Kubas, Borussia Dortmund që ka përshëndetur gjestin e lojtarit nëpërmjet Twitterit.

"Gjithë respekti për Kuban tonë, i cili është afër që të bashkohet me klubin e tij të fëmijërisë dhe i ka ndihmuar ata financiarisht për ta ringjallur klubin polak", thuhej në postimin e Dortmundit në Twitter.

33-vjeçari është një legjendë në Poloni, pasi ka zhvilluar 105 ndeshje me Kombëtaren polake ku ka shënuar edhe 21 gola.

GettyImages 517793566 Jakub Blaszczykowski . (Foto: Adam Nurkiewicz/Getty Images/Guliver)

Ai gjatë karrierës jashtë vendlindjes ka luajtur për Dortmundin, Fiorentinën dhe Wolfsburgun. /Telegrafi/

telegrafi sport app