Site icon Telegrafi

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Mbrëmja e së martës në Big Brother VIP Albania solli debate të ashpra mes banorëve, ndërsa vëmendjen e mori një moment i pazakontë me deklaratën e Gjesti.

Gjatë një debati të ndezur mes Eglit dhe disa prej banorëve të tjerë, ku u përmend se ajo qëndron pas Gjesti për shkak të simpatizantëve të tij nga jashtë, ky i fundit ndërhyri me një koment të papritur.

“Nëse kam aq shumë fansa, po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in pra, se nuk e di çfarë kanë,” tha Gjesti me një ton të shkujdesur, duke shtuar: “Unë nuk e shpëtoj këtë (Eglin). Nuk e di çfarë keni me mua”.

Lexo po ashtu Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Deklarata e tij, e cila u duk si një përzierje mes ironisë dhe vetëbesimit, shkaktoi reagime të ndryshme mes banorëve dhe publikut. Ndërsa disa e panë si një moment humori, të tjerë e konsideruan si mungesë serioziteti ndaj lojës dhe marrëdhënieve brenda shtëpisë.

Spektakli vazhdoi me tensione mes banorëve, por fjalët e Gjesti lanë një shije të fortë, duke bërë që publiku të diskutojë mbi rolin dhe strategjinë e tij në lojë.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur debate edhe jashtë shtëpisë, me ndjekësit që ndajnë opinione të ndryshme për mënyrën e tij të të luajturit. /Telegrafi/

Exit mobile version