LAJMI I FUNDIT:

Gjermanisë i bien porositë industriale

Gjermanisë i bien porositë industriale

Porositë industriale në Gjermani ranë më shumë nga sa priteshin në Prill, ndërkohë që fabrikat dështuan të krijojnë kontrata të reja, gjë që tregon se sektori e ka nisur tremujorin e dytë në pozitë të dobët.

Fabrikat patën një rënie të porosive me 2.1% në Prill, pasi kontratat për mallrat “Made in Germany” kanë patur rritje në dy muajt e kaluar, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë.

Ekonomistët thonë se të dhënat zhgënjyese për muajin Prill bëjnë kontradiktë me treguesit e tjerë të fortë.


Ministria e Ekonomisë deklaroi se numri i kontratave të mëdha ishte poshtë mesatares për muajin Prill.

Të dhënat treguan gjithashtu se kërkesa e brendshme ra me 0.2%, ndërsa porositë nga jashtë me 3.4%. Kërkesa nga vendet jashtë Eurozonës ra me 4.8%, ndërsa porositë nga vendet anëtare të bllokut u tërhoqën me 1.4%.

Ekonomia e Gjermanisë u rrit me 1.9% në vitin që kaloi, që është norma më e fortë në gjysmë dekade, ndërkohë që konsumi privat, shpenzimet shtetërore dhe sektori i ndërtimit patën një fuqizim. Ky vrull u përcoll në tremujorin e parë të 2017-ës, ku ekonomia u rrit me 0.6%. /Telegrafi/