LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do të investojë mbi 60 milionë euro në ‘Solar4Kosovo’ – ndër projektet më të mëdha të energjisë diellore në Evropë

Gjermania do të investojë mbi 60 milionë euro në ‘Solar4Kosovo’ – ndër projektet më të mëdha të energjisë diellore në Evropë

Diplomatja Susanne Schutz ka bërë të ditur se Gjermania po investon 60.6 milionë euro në Kosovë.

Ky investim do të jetë për ngrohje qendrore diellore dhe fotovoltaike – inovative në mbështetje të tranzicionit global të energjisë dhe energjisë së pastër.

Në një shkrim në Twitter, tha se projekti Solar4Kosovo po fillon, dhe konsiderohet njëri ndër projektet më të mëdha të energjisë diellore në Evropë.

Nga ky projekt sipas saj, do të përfitojnë 60 mijë qytetarë të Kosovës.

“Mbështetur nga Gjermania përmes @KfW_FZ_int, do të realizohet një nga projektet më të mëdha të energjisë diellore në Evropë. Nga ky bashkëpunim do të përfitojnë 60.000 kosovarë dhe do të ulë ndjeshëm ndotjen e ajrit. #energytransition vendimtar për WEB-in”, tha  Schutz.