LAJMI I FUNDIT:

Nënkolonel Besim Gashi, akreditohet atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermanisë

Nënkolonel Besim Gashi, akreditohet atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermanisë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Gjermania ka akredituar nënkolonel Besim Gashin, atashe të mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Siç bëhet e ditur nga MM-ja, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shërbejë për herë të parë si atashe i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, pasi kjo e fundit ka marrë vendim për njohjen e statusit të plotë të atasheut të mbrojtjes.

“Njohja e statusit të atasheut të mbrojtjes të Republikës së Kosovës nga Gjermania është bërë në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës si dhe në kuadër të forcimit dhe avancimit të këtyre marrëdhënieve”, thuhet në njoftim.


Tutje minsitria ka theksuar se gatishmëria e Gjermanisë, shtet mik dhe partner strategjik i Kosovës, për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin është tregues i qartë se Ministria e Mbrojtjes ka vizion të qartë në ndërtimin dhe fuqizimin e mirëbesimit dhe bashkëpunimit me shtete partnere siç është Gjermania.

“Atasheu i mbrojtjes, nënkolonel Gashi pranoi detyrën zyrtarisht nga paraardhësi i tij, atasheu i sigurisë, kolonel Xhavit Sadrijaj dhe u prit nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj. Gjate javës, pritet që nënkolonel Gashi të zhvilloje takimet e para me autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë, Bundeswehr-it, për të vazhduar me takimet me homologët nga kori i atasheve të akredituar në Gjermani”, thuhet në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori