Rreth 30 mijë kurdë nga Turqia kanë zhvilluar një demonstratë në qytetin gjerman të Frankfurtit kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Protestuesit thuhet të jenë mbledhur nga mbarë Gjermania, përpara festimeve të vitit të ri kurd.
Ata kanë bërë thirrje për rikthimin e demokracisë në Turqi dhe për votën “Jo” në referendumin e muajit të ardhshëm mbi rritjen e mëtejshme të fuqive presidenciale. Disa prej protestuesve mbanin edhe simbolet e Partisë së ndaluar me ligj të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Turqia e dënoi këtë demonstratë duke e quajtur “të papranueshme”, ndërsa akuzoi Gjermaninë për hipokrizi që lejoi zhvillimin e saj.
Një mosmarrëveshje diplomatike është përshkallëzuar mes dy vendeve, që kur Gjermania refuzoi të lejonte ministrat turq të zhvillonin mitingje proqeveritare në vendin europian, dy javë më parë.
Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin tha përmes një deklarate se “është e papranueshme të shohësh simbolet dhe sloganet e PKK-së, në një kohë kur ministrat dhe ligjvënësit turq u ndaluan të takoheshin me qytetarët e tyre që jetojnë në emigrim. Ne u kujtojmë edhe njëherë vendeve europiane se, më 16 prill, vendimi do të merret nga kombi turk dhe jo nga Europa”, transmeton tch.
Një zëdhënës i policisë gjermane e përshkroi protestën e së shtunës në Frankfurt si paqësore. Shumë demonstrues mbanin parulla të partisë së jashtëligjshme PKK, e cila lufton ndaj shtetit turk prej më shumë se 3 dekadash. Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë, që kur PKK-ja nisi kryengritjen në vitin 1984, ndërsa si Bashkimi Europian, ashtu dhe Shtetet e Bashkuara, e konsiderojnë atë si organizatë terroriste.
Rreth 1.4 milionë turq që jetojnë në Gjermani mund të votojnë në referendumin e prillit, i cili pritet t’i japë Erdoganit më shumë pushtet në lidhje me buxhetin dhe emërimin e ministrave dhe gjykatësve, sikurse fuqinë për të shpërbërë Parlamentin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë