Kur jeni të dashuruar dhe e keni një lidhje të shëndetshme, kjo mund t’jua ulë nivelet e stresit, e kjo gjë është dëshmuar edhe shkencërisht.
Madje mund të filloni edhe të dukeni më mirë dhe të keni më pak ngarkesë në punë, transmeton Telegrafi.
Përqafimet dhe puthjet prodhojnë ndjenja të qetësisë e të sigurisë.
Më poshtë i keni disa gjëra të cilat ju ndodhin kur e takoni shpirtin binjak.
Dashuria nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e momenteve të mira, por edhe të momenteve të këqija
Dashuria romantike mund të zgjatë dhe këtë e ka dëshmuar shkenca.
Nëse ktheheni të lodhur në shtëpi pas punës dhe e shihni partnerin duke ju pritur për një mbrëmje emocionuese, në vend se t’ju ndihmojë, mund të ketë çlidhje mes juve dyve.
Kjo nuk nënkupton se duhet të ndaheni, por një shpjegim i mirë është i domosdoshëm.
Nëse partneri ju sheh vetëm si objekt për t’u argëtuar tërë kohën, atëherë kjo mund t’ju shkatërrojë mendërisht.
Ju duhet të jeni vazhdimisht në sinkronizim me nevojat e njëri-tjetrit.
Dashuria e vërtetë është vepër
Dashuria e vërtetë përfshin të kaloni përmes fazave të këqija. Është gjë mjaft e zakonshme të ndiheni e vetmuar herë pas here në lidhje.
Nëse të dy e dashuroni njëri-tjetrin, ju duhet të punoni për t’i shmangur keqkuptimet.
Duhet t’i dini limitet dhe t’i mbani ato
Lidhja e shëndetshme dhe dashuria gjithmonë i kanë limitet e veta.
Është si një marrëveshje e caktuar mes juve dyve ku asnjëri nuk provon të bëhet “diktator”.
Nëse komunikimi bazohet vetëm në argëtim, atëherë herët apo vonë do të ketë probleme.
Në lidhje të shëndetshme duhet të flisni dhe të mos frikësoheni të thoni diçka kur ndiheni se dikush po jua tejkalon limitet.
E keni të njëjtin koncept të asaj se çfarë është dashuria e vërtetë
Ju e mbështetni njëri-tjetrin, ju shpenzoni kohë kualitative bashkë dhe ia falni gabimet njëri-tjetrit.
Për të gjitha çiftet, interesat dhe koncepti i dashurisë mund të jetë i ndryshëm: disa preferojnë të udhëtojnë, e disa preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.
Dashuria nënkupton qëllime dhe dëshira të përbashkëta
Harmonia është gjë shumë e vështirë për ta ndërtuar dhe arritja e qëllimeve të përbashkëta mund ta ndihmojë atë.
Por, ka disa pika të cilat nuk duhet t’i harroni. Fillimisht, ju duhet të siguroheni se jeni specifik dhe realistë në atë çfarë dëshironi.
Së dyti, mos harroni ta festoni bashkë suksesin.
I ndani përgjegjësitë
Ndjenja se partneri mund të jetë duke i shmangur përgjegjësitë mund të jetë shumë traumatike dhe e pashëndetshme për lidhjen.
Dashuria e vërtetë nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni keq, por duhet t’ju bëjë të ndiheni më të fortë dhe më të mbrojtur.
Një bisedë e mirë mund t’i zgjidhë problemet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë