LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që duhet t’i bëni tani për ta parandaluar rënien e flokëve

Gjërat që duhet t’i bëni tani për ta parandaluar rënien e flokëve

Hollimi i flokëve është problem i zakonshëm te femrat, e veçanërisht me moshën.

Por, pavarësisht moshës që e keni, çelësi për ta parandaluar rënien e flokëve është duke u kujdesur mirë për to, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kanë treguar se çfarë këshillash duhet të ndjekin femrat për ta parandaluar rënien e flokëve dhe për t’i mbajtur në nivele minimale dëmet që shkaktohen.


Kujdes me hormonet

Te femrat, ndryshimet hormonale ndikojnë dukshëm në rritjen e flokëve.

Periudha pas shtatzënisë, menopauza dhe shumë gjëra tjera mund të ndikojnë që të hollohen flokët apo të bien.

Prandaj nëse dyshoni për shkaktarë të fshehtë hormonalë prapa rënies së flokëve, preferohet të konsultoheni me një ekspert.

Mos u stresoni

Stresi psikologjik dhe emocional po ashtu janë shkaktarë të rënies së flokëve.

Ekspertët rekomandojnë që rregullisht të bëni ushtrime të cilat jua largojnë stresin, siç është joga apo meditimi.

Ushqimi i shëndetshëm

Për të pasur flokë të shëndetshme ju duhet t’i furnizoni ato me të gjitha vlerat ushqyese përmes një diete të balancuar mirë.

Kjo përfshin proteina, karbohidrate të mira, yndyra, vitamina dhe minerale.

Megjithatë, siç thonë ekspertët, nuk ka ndonjë super ushqim sa u përket rritjes së tyre.

Pasi që flokët nuk janë strukturë esenciale për mbijetesë, trupi nuk i jep prioritet përdorimit të ndonjë vlere ushqyese për rritje të flokëve.

Mungesat e vlerave ushqyese dhe ushqimi i dobët janë prej shkaktarëve të zakonshëm të rënies së flokëve. /Telegrafi/