“Gjendje e mjerueshme te tregu i gjelbër” – qytetarët ankohen dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente

Reshjet e dendura të borës në shumë qytete të Kosovës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve në disa zona.
Si rrjedhoj, qytetarët e Komunës së Vitisë kanë ngritur shqetësime për gjendjen e rënduar te tregu i gjelbër, duke ndarë me Telegrafin fotografi që pasqyrojnë situatën.
Skender Bucaliu, tregtar në këtë komunë, thotë se kushtet janë të mjerueshme, ku sipas tij, edhe blerësit po largohen nga tregu.
Ai ankohet se askush nuk e ka pastruar hapësirën pas reshjeve të borës këtë javë.
“Në këtë treg vijmë çdo javë, unë shes produkte ushqimore e blegtorale. Kushtet janë shumë të dobëta, nuk ka fare pastërti, nuk kemi as tezga as kushte tjera. Sidomos sot me reshjet e borës, ujë e baltë, skllotinë, hapësira nuk është pastru nga askush. As blerësit nuk mund të afrohen se nuk kanë mundësi prej borës e ujit në rrugë” tha ai.
Bucaliu thotë se e frekuentojnë këtë treg për të shitur ndonjë produkt sa për mbijetesë, por ankohet se nuk ka blerës.
“S’ka kushte, por nevoja na shtyjnë që të vijmë për mbijetesë po punojmë. U dasht me pastru vet vendin sado pak sa për blerësit se kështu s’ka shans me ardh klientët a me punu diçka, por s’po kem çare pa dal, s’kem kah t’ia mbajmë. Unë me sa e mbajë mend qe 20 vjet janë këto kushte të këqija, Nuk ka as ujë, as toalete, mungon higjiena. Ne tregtarët paguajmë një taksë rreth dy euro,” thotë Bucaliu.
Njëjtë shprehet edhe Naimi, një tjetër tregtar, që ndonëse janë ankuar tek institucionet lokale askush s’i ka dëgjuar.
“Gjendja e tregut në Viti qysh po e shihni edhe vet është katastrof. Nuk kemi as si t’i ekspozojmë produktet, kanë pasur mundësi së pakur me pastru hapësirën pas borës, por nuk ka dal askush nga komuna. Nuk ka kurrfarë mirëmbajtje, kur ka reshje gjendja bëhet edhe më e vështirë, sot është e pakalushme në këmbë hapësira, ujë e borë po e shihni edhe vet”, thotë Naimi.
Sipas tij, në Viti janë rreth 20 tregtarë të produkteve ushqimore e blegtorale dhe të tjerë që shesin veshmbathje e mallra tjera çdo të enjte.
“Kushte po shihet katastrof, mungesë e pastrimit, po duhet vetë me hek borën, as nuk po mundemi me kalu. Kanë mujt me pastru dikush nga komuna, pesë minuta punë, s’ka pas ma shumë”, ankohet një banor i Vitisë që kishte dalur të shiste presh e perime tjera.
Ngjitur me tregun e gjelbër, ndodhet edhe tregu i shpezëve po ashtu në kushte të rënda e pa mirëmbajtje.
Në anën tjetër, konsumatorët pohojnë se kushtet e tregut janë shumë të këqija dhe për këtë arsye hezitojnë të blejnë produktet që ofrohen në tregun e qytetit.
“Gjendje e mjerueshme te tregu i gjelbër në Viti,” kanë komentuar ata, duke theksuar se bora e madhe e ka bërë thuajse të pamundur qarkullimin në këtë zonë.
Qytetarët kërkojnë nga autoritetet komunale që të ndërhyjnë sa më shpejt për pastrimin e hapësirave dhe për të siguruar qarkullimin e lehtë dhe të sigurt për të gjithë.
Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar me Komunën e Vitisë për të parë reagimet ndaj kësaj situate të krijuar dhe do të iu mbajë të informuar për detaje të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Figurë e përjetshme në zemrat e shqiptarëve” – homazhe në 26 vjetorin e rënies së heroit Agim Ramadani

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara në Gjilan – policia: Respektoni rregullat e trafikut, siguria është përgjegjësi e përbashkët

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Do të lidhen edhe më shumë dy shtetet tona

"Ukraina mund të ndahet si Gjermania pas luftës", deklarata e të dërguarit të Trumpit trazon ujërat

Kahn tenton blerjen e gjigantit francez, por refuzohet oferta e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe