LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e të hospitalizuarve me COVID-19 në Klinikën Infektive, tre pacientë me oksigjenoterapi

Gjendja e të hospitalizuarve me COVID-19 në Klinikën Infektive, tre pacientë me oksigjenoterapi

Në Klinikën Infektive, në QKUK,  janë të hospitalizuar 17 pacientë, prej tyre me COVID-19 janë gjithsej 10 pacientë, tre prej tyre me gjendje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur Faik Hoti – zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, duke u thirrur në raportin nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit nga 10 pacientë të infektuar me COVID-19, 7 pacientë janë në gjendje stabile ndërsa 3 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e mjekimit Intensiv, transmeton Telegrafi.


“Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë”, thuhet në raportin e Klinikës Infektive.

Në Kosovë u regjistruan të premten 12 raste të reja me coronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se ka testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste në Stanovc), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste në Gërnçar) dhe një rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ai po ashtu bën të ditur për shërimin e nëntë pacientëve.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Kosovë shkon në 1,064, ndërsa i të shëruarve në 829.

Tridhjetë pacientë të prekur me koronavirus kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Kalo në kategori