Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person nga Shkupi
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 55 vjeçari me inicialet B.R gjatë ditës së djeshme është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në komunën e Gazi Babës.
Sipas policisë, rasti është paraqitur dje rreth orës 9:50, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga mjeku është konstatuar vdekja, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB - Shkup.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është çuar në autopsi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































