LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur kitaristi i “Teenage Head”, dyshohet se e vrau djali i tij

Gjendet i vdekur kitaristi i “Teenage Head”, dyshohet se e vrau djali i tij
(Foto:Facebook/Teenage Head)

Kitaristi kanadez, Gord Lewis, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Hamilton të Ontarios, pasi dyshohet se është vrarë nga djali i tij.

Djali 41-vjeçar i rokerit, Jonathan Lewis, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa Departamenti i Policisë së Hamiltonit vazhdon ta hetojë rastin.

Trupi i të ndjerit ishte gjetur i dekompensuar nga policët në fundjavë – transmeton NY Post njoftimin e Hamilton Spectator.


Zëdhënësja e policisë së atjeshme ka thënë në një konferencë për shtyp se autoritetet nuk janë në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

Leëis ka qenë bashkëthemelues i grupit ‘punk rock’, “Teenage Head”, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfrimuar edhe bendi përmes një postimi të ndjeshëm në Instagram. Ai ishte 65 vjeçar.

Kitaristi e themeloi grupin “Teenage Head” në vitin 1975 së bashku me vokalistin dhe bateristin, Frankie Venom dhe këngëtarin Dave Desroches. Bendi performoi në gjithë Kanadanë para se të fitonte famë globale. “Let’s Shake” dhe “Some Kinda Fun”, janë hitet më të mëdha të tyre.

Vdekja e rokerit nuk është e para nga ky grup, pasi në vitin 2008 ndërroi jetë edhe bateristi Venom, pasi humbi luftën me kancerin në fyt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
Kalo në kategori