LAJMI I FUNDIT:

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në liqenin e Pogradecit, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në liqenin e Pogradecit, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në ujërat e liqenit nga kalimtarët.

Paraprakisht dyshohet se gruaja mund të jetë vetëmbytur. Policia në vendngjarje nis punën për identifikimin e viktimës.

Pogradec/Informacion paraprak


Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/