LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një person në Drelaj të Rugovës, kasollen papritmas e kaplon zjarri   

Gjendet pa shenja jete një person në Drelaj të Rugovës, kasollen papritmas e kaplon zjarri   

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 16 dhjetor 2018 rreth orës 15:00 është njoftuar se në fshatin Drelaj – Rugovë, brenda në një kasolle druri gjendet një person që dyshohet të jetë pa shenja jete.

Në njoftim thuhet se patrulla policore menjëherë iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar se personi i gjetur brenda është pa shenja jete.

Derisa zyrtarët policor patrullues ishin duke pritur edhe Njësitin e hetimeve për të arritur në vendngjarje për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore, papritmas kasollen e drurit e kishte kapluar zjarri dhe është djegur tërësisht.


“Referuar situatës së krijuar, vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësit policore, duke përfshirë edhe ekspertin për hetimin e zjarreve nga njësiti i zjarrfikëseve. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe këqyrja e vendit të ngjarjes ka vazhduar edhe sot, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rastin (Hetim i vdekjes)”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rast, përderisa në këtë fazë janë suspenduar dy zyrtarë policor, nën dyshimin për trajtim jo adekuat të vendit të ngjarjes, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

Hetimet dhe veprimet e mëtutjeshme policore do të bazohen edhe në të gjeturat e ekspertit të zjarreve lidhur me zjarrin e shkaktuar, dhe sipas hetimeve preliminare të deklaruara nga eksperti i zjarrit dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rryma. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Lajme
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Siguri
Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Lajme
Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Murtezaj: Mbrojtja e vlerave të demokracisë, duhet të jetë më me rëndësi për LDK-në se rritja e votave

Politikë
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Siguri
Kalo në kategori