Gjendet një sasi ari në Prishtinë, Policia kërkon pronarin

Foto ilustruese
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 13 dhjetor 2025, një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë, të cilën e ka dorëzuar menjëherë në Stacionin Policor Qendra.
Sipas njoftimit zyrtar, me qëllim të identifikimit të pronarit, Policia e Kosovës fton personin të cilit i ka humbur ari që të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë mbi sendin e humbur.
Policia ka shprehur mirënjohje për qytetarin që ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme, duke theksuar se bashkëpunimi i tillë kontribuon në rritjen e sigurisë dhe forcimin e besimit publik ndaj institucioneve të rendit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































